“Mos hani m*t, bëni muzikë", Noizy i “bën moral” Cllevios, Don Xhoni 'moral' Noizyt: Bëjini njerëzit e lumtur (Foto)

27 July 2022, 10:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Mos hani m*t, bëni muzikë", Noizy i “bën

Stina e verës përkthehet në koncerte për artistët shqiptar, e koncertet në shuma të mëdha parash sigurisht. Ndonëse ka vetëm dy vite që është pjesë e tregut muzikor, fati duke se është në krahun e Don Xhonit. Reperi nga Drenica, kur bëhet fjalë për të llastuar veten nuk kursehet aspak. Së fundmi, Don Xhoni i ka bërë dhuratë vetes një makinë të shpejtë.

Kjo blerje e fundit, ka frymëzuar reperin i cili ka postuar një Instastory ku “bën moral” që mos të rrin kot, por të bëjnë muzikë të mirë dhe para.

“Mos hani m*t. Bëni muzikë të mirë. Bëjini njerëzit e lumtur me aq sa mundeni. Blini makina të reja. Jepini, nuk ka kohë për ta harxhuar”, shkruan Don Xhoni.

“Mos hani m*t, bëni muzikë", Noizy i “bën

Po me kë e ka autori i hitit “Katile”?!

Kjo deklaratë e Donit, vjen pas situatës së bujshme të dy reperave të tjerë Rigels Rajku (Noizy) dhe Kleviol Ahmeti (Vllevio) të cilët po përfliten kudo.

Më herët kujtojmë që Cllevio ngriti flamurin e bardhë, duke i kërkuar falje publikisht Noizyt. Ky i fundit në një status në rrjetet sociale shkroi se Cllevio përmes live të tij argëtonte thjesht fëmijët dhe ata që ai i quan njerëz me smirë.

Ai i thotë të harxhojë energjinë duke bërë art dhe këngë. Mes rreshtash Noizy shton se nuk ka nevojë të kërkojë falje por të përmirësohet, respektojë dhe dojë veten.


Video