Mevlani "e shkuar e harruar", kush është djali që i ka vjedhur zemrën ish-konkurentes së Për’puthen

30 July 2022, 12:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mevlani "e shkuar e harruar", kush është djali që i ka
Ledjana Prenga

Pjesëmarrja në një reality-show jo domosdo do të thotë të bëhesh pjesë e mediave.

Puna më e madhe për konkurentët e programeve të tilla, vjen pas përfundimit të eksperiencës së tyre ku duhet të bëjnë diçka që të mbeten në vëmendjen e publikut.

Ledjana Prenga është një nga ish-konkurentet më të përfolura të sezonit të dytë të Përputhen. U kthye në një çështje kombëtare lidhja e saj me Mevlan Shabën.

Por, duket se tashmë kjo histori i përket plotësisht së shkuarës. Burime për Prive, konfirmojnë se Ledjana është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova.

I dashur i Prengës siç konfirmojnë të njëjtat burime nuk i përket fushës së showbizit dhe dyshja po përjetojnë dashurinë e tyre larg syrit të të gjithëve.


Video