Mozzik dhe Era Istrefi pak javë më parë u shfaqën së bashku në një club në Prishtinë ku performonte reperi amerikan DaBaby. Mozzik shoqërohej nga bashkëpunëtorët dhe Era nga e motra, Nora.
Por, duket se pjesëmarrja e tyre nuk ka qenë e rastësishme. Dy artistët do sjellin një bashkëpunim dhe lajmin e kanë bërë me dije ditën e sotme vetë ata duke publikuar një foto në rrjetet sociale.
Ndonëse nuk kanë zbuluar asnjë detaj tjetër lidhur me datën e publikimit apo emrin e këngës, ata pyesin fansat nëse janë gati të ngrenë volumin duke nënkuptuar se po sjellin një këngë.
Dy artistët pozojnë të përqafuar me Erën që ka veshur një crop-top me krahë të gjatë ngjyrë të kuqe dhe një palë xhinsa të shkurtëra. Mozzik nga ana tjetër shihet me një këmishë të bardhë dhe xhinsa me detaje qendisje ngyrë blu, të gjelbër dhe të kuqe.