Merr fund sherri mes Sabianit dhe Ilirit, ky veprim tregon gjithçka (FOTO)

18 October 2022, 19:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr fund sherri mes Sabianit dhe Ilirit, ky veprim tregon gjithçka
Sabiani dhe Iliri

 Balerini Ilir Shaqiri dhe këngëtari Sabiani duket se kanë lënë pas inatet me njëri-tjetrin.

Ish-banorët e "Big Brother VIP",  krijuan një miqësi të ngushtë kur ndodheshin brenda shtëpisë, por më pas jashtë gjërat ndryshuan. Diçka ndodhi dhe gjërat mes tyre u ftohën. 

Por mesa duket raporti është përmirësuar së fundmi. Balerini ka publikuar një video ku shfaqet teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të ditëlindjes. Ai ka marrë shumë urime, mes së cilëve vihet re dhe komenti i Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkroi Sabiani. Ndërsa Iliri i ka kthyer komentin me një përgjigje të shkurtër dhe të thatë, duke i thënë thjesht: Rrofsh!

Merr fund sherri mes Sabianit dhe Ilirit, ky veprim tregon gjithçka


Video