
Wanda Nara ndodhet sërish në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj të radhës. Ish-bashkëshortja e Mauro Icardit në fakt duket se është në lidhje me reperin 22-vjeçar argjentinas.
Mediat dhe rrjetet sociale japin detaje shumë interesante për evolucionin e historisë së tyre. Burime shumë pranë “çiftit” kanë ndarë detaje të reja mbi lidhjen e tyre, duke publikuar edhe foto të bujshme mes të dyve.
Sipas burimeve, Wanda Nara dhe L-Gante darkuan së bashku në restorantin Gardiner dhe më pas u transferuan në klubin e natës Tequila.
Aty do të shiheshin duke shkëmbyer puthje të shumta në mes të pistës. Jo vetëm kaq, për të mos u shqetësuar, të dy do të ishin strehuar në fund të zonës VIP, në një kënd të vogël për të pasur më shumë intimitet.
Sipas burimeve, çifti ka treguar shumë përzemërsi, madje edhe me përqafime dhe përkëdhelje dhe se do të qëndronin në dhomë deri në orën 03:30 të mëngjesit.
