Mal Retkoceri fiton çmimin e parë, por rrjeti shpërthen: Festivali i RTSH ka degraduar

23 December 2023, 10:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mal Retkoceri fiton çmimin e parë, por rrjeti shpërthen:
Mal Retkoceri

Mal Retkoceri është fitues i çmimit të parë në Festivalin e 62 të këngës në RTSH me këngën "Çmendur".

Pas ngritjes së kupës së Festivalit ai shprehet se ndjehet shumë i vlerësuar nga çmimi.

“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, u shpreh Retkoceri.

Por rrjeti nuk ka qenë dakord me jurinë. Sipas shumë komentuesve, Mal Retkoceri nuk e meritonte fitoren, ndërsa shumë vënë në dukje se Festivali i RTSH ka degraduar.

Në galeri një pjesë e reagimeve të publikut.



Video