Fifi merr propozim për martesë LIVE nga Adisi në skenën e ‘DWTS’, ja momenti emocionues

23 December 2023, 08:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fifi merr propozim për martesë LIVE nga Adisi në skenën e
Adisi i propozon Fifit për martesë në skenën e DWTS

Gjysmëfinalja e “Dancing With The Stars” ka qenë e mbushur me emocione për të gjithë konkurrentët, por sidomos për njërën në veçanti. Fifi ka marrë mbrëmë propozimin për martesë!

Po, në skenën e DWTS, teksa Fifi performoi një këngë live, Adis Patushi u shfaq papritur në skenë. Me një unazë në dorë, ai iu ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë.

“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, ishte pyetja që ai i bëri Fifit.

E përlotur dhe e emocionuar nga surpriza, Fifi tha “Po!”

Pasi u bënë prindër këtë vit, Fifi dhe Adisi duket se shumë shpejt do të martohen!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)


Video