Ledri e fshin nga "YouTube" këngën me Sara Hoxhën

11 November 2023, 21:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ledri e fshin nga "YouTube" këngën me Sara Hoxhën
Ledri dhe Sara

Nëse provon të kërkosh në “Youtube” këngën “Gjendja” të Ledri Vulës ku protagoniste në klip ishte Sara Hoxha, ajo nuk gjendet.

Ky veprim vjen pasi menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, konfirmoi ndarjen e reperit nga blogerja disa ditë më parë.

Sakaq dyshja në fjalë deri tani nuk kanë reaguar dhe duket se po e shfrytëzojnë gjithë këtë “zhurmë” për punët e tyre, Ledri në muzikë dhe Sara me reklamimet e saj në Instagram.

Mbetet e paqartë nëse Ledri ka vendosur ta fshijë përgjithmonë këngën, apo vetëm sa e ka bërë “unpublish” për momentin.


Video