Këngëtarja Mariza Ikonomi humb njeriun e shtrenjtë

10 November 2023, 17:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këngëtarja Mariza Ikonomi humb njeriun e shtrenjtë
Mariza Ikonomi

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka humbur sot njeriun e saj të shtrenjtë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të xhaxhait të saj, Gim Ikonomi.

Mesa duket, këngëtarja ka qenë tepër e lidhur me xhaxhain e saj, të cilit i ka dedikuar një postim tejet prekës në rrjetet sociale.

“Ndërsa shkruaj nuk arrij dot ta besoj largimin tënd nga kjo jetë dhe lotët e mi janë kthyer në një oqean dhimbjeje.Ti ishe ëngjëlli im mbrojtës, xhaxhai më i mirë në botë, babai im i dytë që më përqafoje gjithmonë me krahët e tu të ëmbla të dashurisë, shoku im më i mirë , njeriu i shumë sakrificave ku prej teje kuptova dhe mësova se dashuria e madhe ka edhe sakrifica të mëdha ashtu sic ka qenë e gjithë jeta jote. Do më mungojnë gallatat tona, shëtitjet tona me makinë, shija jote e bukur muzikore, të kënduarat dhe të qeshurat tona pafund. Këshillat e tua të mençura dhe me plot humor.

Gatimet e tua aq të shijshme e sidomos ai sultjashi që ti na e bëje të lëpinim gishtat dhe me aq dashuri. Aq sa më ke bërë të qesh gjithë jetën time me gallatat e tua, aq shumë më ke trishtuar me ikjen tënde të parakohshme nga kjo jetë xhaxhai im më i mirë në botë. Nuk e di si do jetë kjo jetë pa ty. Nuk e di akoma si do jetoj pa të parë e pa të dëgjuar zërin dhe pa të shtrënguar fort në krahët e mia. Nuk di më asgjë por e di që gjithë parajsa po shkrihet tani së qeshuri me gallatat e tua. Më ka marr malli shumë që tani… Çau Bello ,mio grande amore”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.


Video