"Kur të bëjnë surprizë në dasmë", shpërthejnë memet në rrjet me videon e Ramës dhe Kurtit

15 October 2022, 13:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Kur të bëjnë surprizë në dasmë",

Kryeministri Edi Rama luajti kukafshehthi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Berlin të Gjermanisë, ku ndodhen në Kongresin e Partive Socialiste

Vetë Rama ka publikuar në “TikTok” një video ku shihet duke iu afruar Kurtit nga mbrapa. Ai i mbyll sytë kreut të qeverisë së Kosovës me qëllim që ta gjejë kush është.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në meme nga sjellja e kryeministrit shqiptar.

Disa kanë bërë meme të Ramës dhe Kurtit si një çift të dashuruarish si në filmin “Titaniku” dhe disa të tjerë kanë shkaktuar të qeshura me montazhet e tyre për pastërtinë e duarve të kreut të qeverisë.

Për më tepër shihni memet në galerinë e mëposhtme.



Video