Pas vrasjes së bashkëshortit shfaqet në publik ish-miss Kosova Besa Gashi

15 October 2022, 12:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas vrasjes së bashkëshortit shfaqet në publik ish-miss Kosova
Besa Gashi dhe Tuna

Ish-Missi Besa Gashi prej kohësh nuk është parë në publik.

Nga vdekja e bashkëshortit Albert Krasniqi në janar të 2021-ës, Besa është zhdukur nga syri i opinionit, duke qenë edhe pa llogari në rrjete sociale.

Por një rikthim të saj e ka bërë Tuna, një prej mikeshave më të mira të saj.

Të dy shoqet kanë marrë pjesë mbrëmë në një event në Tiranë.

Besa shfaqet e veshur tërësisht në të zeza por me bukurinë e njëjtë që e ka karakterizuar gjithmonë, që prej ditës kur doli në publik si Miss Kosova, rreth një dekadë e gjysmë më parë.

Ikona e bukurisë, pas ngjarjes tragjike ka mbajtur një profil shumë të ulët, duke iu përkushtuar në tërësi, vajzës, Kjarës.

Albert Krasniqi u vra aksidentalisht nga babai i tij, Skënder Krasniqi, i cili më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, nga pakujdesia ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin Albert Krasniqi.

Sipas aktit akuzues, Alberti i ka dhënë në dorë babait të tij revolen e tipit “TT M57” për ta parë, për të cilën thuhet se ka dashur që ta blejë, revolja ka shkrepur në duart e Skënder Krasniqit në drejtim të djalit të tij, duke e qëlluar në gjoks.



Video