‘Koreografi me burrin tim s’e bën ti, hajde çik përjashta", këngëtari futet në kurth nga partnerja "xheloze"

7 November 2022, 12:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Koreografi me burrin tim s’e bën ti, hajde çik

Artisti i mirënjohur Gena do jetë këngëtar në spektaklin më të ri të TV Klan, “Zemër Luana”. Mirëpo bashkëshortja e tij i bëri një kamera të fshehtë teksa Gena ishte duke bërë prova për performancat e tij pak para nisjes së spektaklit.

Krah tij ishin balerinat e programit të cilat në koreografinë për këngëtarin vendosën të bënin disa prekje më shumë seç duhej për të vendosur në siklet partneren.

Ajo e dinte situatën, por duhet të bëhej xheloze, pasi një nga balerinat i shkon pas Genës dhe i thotë që e pëlqen shumë, di çdo këngë te tij e dëshironte t’i jepte një puthje.

Situata agravoi me xhelozinë e Lorit, teksa Gena mbeti i habitur nga reagimi i partneres. 

"Hajde dalim çik përjashta, se ta shpjegova një herë. Koreografinë me burrin tim nuk e bën ti e bëj unë", dëgjohet t'i thotë gruaja e Genës, balerinës.



 



Video