Duket se Kiara Tito është kthyer në fiksimin Zhaklin Lekatari që ka vendosur të mos qëndrojë pa komentuar, bullizuar dhe ironizuar çdo gjë që Kiara Tito po bën. Pasi komentoi linjën e rrobave ‘Kiara Tito’, Zhaklina po gjen raste për të lënë komente kudo kundër Kiarës.
Në një postim të bërë në rrjetin social ‘Facebook’ për ditëlindjen e Butrint Imerit, ajo ka shkruar emrin e Kiarës, por duke e quajtur Liara. Në postimin i cili ishte shkruar me gabime drejtshkrimore, Zhaklina shkruan:
‘Si ia ka vënë emrin, Liara?’– pyet ajo.

Postimi kishte të bënte me dhuratën që mori ish-i dashuri i Kiarës, Butrint Imeri për ditëlindje, një kalë dhe Zhaklina shfrytëzoi këtë moment për të goditur Kiarën.
Kujtojmë se Butrinti festoi ditëlindjen e 27-të në Tiranë, i rrethuar me miqtë dhe familjarë.