"Ilir ti je 100 milionshi im"/ Balerini martohet me Emanuelën, Sabiani habit me veprimin (Video)

28 May 2022, 23:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ilir ti je 100 milionshi im"/ Balerini martohet me Emanuelën,
Ilir Shaqiri

Balerini Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit. Çifti ka zgjedhur që ceremoninë ta bëjë në një restorant pranë bregdetit në Durrës.


Në dasmë nuk kanë munguar ish-banorët e “Big Brother VIP” si Arjola Demiri, Sheila Haxhiraj, Ardit Çuni, Meridian Ramçaj, Valon Krasniqi, Arbër Sulstarova por asnjë shenjë e Sabianit.

Ndonëse mes Ilirit dhe Sabianit lindi një miqësi e ngushtë në “Big Brother VIP”, aq sa e quanin njëri-tjetrin vëllezër, këngëtari nuk ka qenë i pranishëm në ditën e madhe të Ilirit. Sabiani ndodhet në Vlorë, nga ku ka publikuar një foto me të birin. Vallë ç‘mund të ketë ndodhur mes tyre?

"Ilir ti je 100 milionshi im"/ Balerini martohet me Emanuelën,

 


Video