Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Liam Osmani u bë mbrëmjen e djeshme pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, por që rrugëtimi i tij përfundoi ditën e sotme.
Kjo për shkak se strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e 44-vjeçarit, teksa ai ndodhej pikërisht në shtëpinë e BB VIP.
Ai ishte dënuar me mbi 2 vite burg për mashtrim pasi ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Për këtë janë njoftuar pak më parë edhe banorët e tjerë përmes një zarfi të kuq që ka hyrë në shtëpi.