Modelja Erjola Doçi, më së shumti u bë e famshme pas deklaratës së bujshme ku tha se “shpenzon mbi 2 mijë euro për kremëra për fytyrën” dhe se përdorte krehër për këmbët pas dushit.
Video e deklaratës së saj bëri xhiron e rrjetit dhe mori mjaft kritika, qoftë nga qytetarët e thjeshtë, por edhe personazhet publikë. Gjithashtu, ajo u bë edhe meme.
Sot, Erjola Doçi ka treguar funksionin e “krehërit të këmbëve”. Ajo leu këmbët me krem në mes të emisionit "E diell" dhe filloi t’i masazhonte me krehër, duke thënë se “ndihmon në hapjen e poreve dhe qarkullimin e gjakut”.
“Të ndihmon në hapjen e poreve dhe qarkullimin e gjakut. Dikush ka prioritet të vishet, të blejë çanta. Unë kam prioritet higjienën, pastërtinë dhe skincare. Nuk bën 2 mijë euro për një muaj, se është keqkuptuar por furnizohesh dhe i përdor përgjatë gjithë kohës”, tha ajo.
Ndërsa ajo tregoi dhe se ku i gjen lekët për shenzimet mijëra euro për kremëra për fytyrën, e cila tha: “Mbaj veten, familja. Shkon një kosto aq, herë më bashkëpunime, herë pa bashkëpunime falë influencës. Na bën tag-i sa 2 mijë euroshi, se unë edhe s’para konsumohem si imazh, bashkëpunoj kur duhet.”
Gjatë një interviste disa javë më parë, Erjola Doçi u shpreh se: “Dy mijë euro vetëm për kremra. Nuk po flas për parfume dhe gjëra të tjera, por për fytyrën deri në dy mijë euro në muaj minimumi që i shpenzoj, pasi kremrat që përdor realisht janë goxha të kushtueshëm. Dy mijë euro nuk është absurde se nuk ka të bëjë vetëm për fytyrën se dhe për këmbët. Unë kam krehër për këmbët, që pas dushit kreh këmbët që të jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Nuk ka të bëjë kostoja, por fatkeqësisht na ka bërë Zoti të shtrenjtë.”