“Fshesa” e Luizit në Instagram, ish-banorja e BBV habitet që këngëtari i ka hequr vizën

9 September 2023, 11:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Fshesa” e Luizit në Instagram, ish-banorja e BBV habitet
Luiz Ejlli

Fituesi i edicionit të dytë të spektaklit televiziv "BBV", Luiz Ejlli, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të koncerteve dhe projekteve të reja që ai sjell.

Por ndjekësit vijojnë të jenë të vëmendshëm ndaj çdo gjëje që ai bën.

Së fundmi ata kanë zbuluar që këngëtari ka hequr nga faqja e tij zyrtare në rrjetin social "Instagram" një nga ish-banoret, e cila është Mikela Pupa.

Ish-banorja e BBV ishte duke bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, në momentin që një fans e pyet se përse Luizi e ka hequr nga Instagrami.

Mikela duket se nuk ka qenë aspak në dijeni të këtij fakti dhe nuk ia kishte idenë se pse Luizi nuk e ka më në listën e tij të shokëve në Instagram.

“Tani e pash që më paska hequr”, i është përgjigjur Mikela ndjekësit, përgjigje të cilën e ka shoqëruar me ikonën se nuk e di arsyen.

“Fshesa” e Luizit në Instagram, ish-banorja e BBV habitet

Kujtojmë që gjatë qëndrimit të tyre në të njëjtën shtëpi Luizi nuk pati asnjë përplasje me të dhe ky veprim i tij ka habitur ndjekësit dhe vetë Mikelën. Ndoshta këto ditë ka ndodhur diçka.


Video