FOTO+VIDEO/ Çfarë i bëri bashkë Neymarin, Noizy-n, Blerim Destanin dhe Loredanën

6 May 2022, 11:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO+VIDEO/ Çfarë i bëri bashkë Neymarin, Noizy-n, Blerim

Ditën e djeshme bëri bujë një video e publikuar nga këngëtarja Loredana Zefi, e cila shfaqej në krah të futbollistit me famë botërore, Neymar, duke pozuar me këtë të fundit.

Por më pas u bë me dije se artistja nuk ishte vetëm. Me të ishte dhe reperi Noizy dhe aktori Blerim Destani dhe kjo u kuptua nga postimet e këtyre të fundit në Instagram.

Treshja e artistëve shqiptarë kanë qenë të ftuar në një eveniment në Berlin nga një markë e njohur gjermane që prezantoi modelin e ri të makinës elektronike dhe Neymar Jr është ambasadori i saj.

Reperi Noizy ka postuar në InstaStory një video me Loredanën dhe një video tjetër ku shihej Neymar. Në krah të yllit brazilian të futbollit ka pozuar dhe aktori Blerim Destani.

 

FOTO+VIDEO/ Çfarë i bëri bashkë Neymarin, Noizy-n, BlerimFOTO+VIDEO/ Çfarë i bëri bashkë Neymarin, Noizy-n, Blerim


Video