FOTO / Ylli Limani fotografohet me një bionde në plazh, rrjeti aludon se është e dashura e tij

8 July 2024, 18:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO / Ylli Limani fotografohet me një bionde në plazh, rrjeti aludon
Ylli Limani

Këngëtari i dashur për publikun, Ylli Limani po i kalon këto ditë të nxehta korriku në jug të Shqipërisë. Teksa pushon në një nga resortet luksoze të jugut, Ylli është fotografuar krah një vajze.

Siç duket në foto, ai shoqërohet nga një bionde simpatike, e cila i ka bërë kureshtarë të gjithë fansat e artistit.

Ende nuk dihet se cila është vajza në krah të Yllit, pasi këngëtari ka qenë gjithmonë i rezervuar, duke mos treguar për jetën e tij private.

Ylli Limani po kalon një periudhë të suksesshme me koncerte të shumta, hite verore dhe bashkëpunime të ndryshme.

FOTO / Ylli Limani fotografohet me një bionde në plazh, rrjeti aludon
Ylli Limani në plazh

Video