Deri para pak vitesh, emri i María Fernanda Vargas ishte i njohur vetëm në platformën për të rritur "Onlyfans" pasi ajo ishte një modele që fitonte para duke postuar foto të saj.
Por tani Mafer, siç e njohin të gjithë kryetarja e re e bashkisë Simón Bolívar të Ekuadorit. Më 15 shkurt, ajo fitoi me lehtësi zgjedhjet lokale, duke siguruar 47,76% të votave në Simón Bolivar, një zonë bregdetare që është shtëpia e 27,000 njerëzve. Vargas, 32 vjeç, është gazetare dhe studente juridike, por para se të hynte në politikë, ajo ishte e njohur për krijimin e përmbajtjeve për të rritur në platformën OnlyFans.
Por kjo është e gjitha në të kaluarën pasi Vargas e mbylli llogarinë e saj shumë kohë më parë dhe më 14 maj ajo do të marrë detyrën dhe do të bëhet gruaja e parë që do të qeverisë një kanton në provincën e Guayas.
Historia e Vargas me OnlyFans ishte një temë bisede në të gjithë Ekuadorin. Vargas për herë të parë u bë kryefjalë në vitin 2013, kur u sulmua nga tre gra të armatosura të cilat i dëmtuan fytyrën. Në Ekuador, një vend që lufton me pasiguri të përhapur, historia e Vargas pushtoi vendin dhe ngjalli zemërim. Ajo e përdori këtë për të folur për dhunën në media dhe më vonë krijoi fondacionin e saj, Una Mano Amiga, i cili është i përkushtuar për të ndihmuar gratë viktima të dhunës. Sipas Vargas, ajo investoi të gjitha paratë që fitoi nga OnlyFans mijëra dollarë në muaj në fondacionin për gratë.
Gjatë fushatës zgjedhore, kundërshtarët e Vargas hodhën dyshime nëse një ish-modele e një platforem për të rritur duhet të bëhet kryetare bashkie. Por nuk kishte asnjë ndryshim. Vargas siguroi një nga fitoret më të sigurta në të gjithë vendin. Në zgjedhjet lokale të shkurtit, në të cilat votuesit zgjodhën kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillit në të gjithë vendin, ajo fitoi gati 50% të votave.
Edhe pse ajo fshiu llogarinë e saj OnlyFans, Vargas thotë se nuk ka turp për të kaluarën e saj. Ajo i përshkruan komentet nënçmuese për të kaluarën e saj si “dhunë politike”. Në maj, kur të fillojë mandati i saj, ajo do të përballet me krizën e sigurisë në Ekuador i njëjti problem që e bëri atë të famshme 10 vjet më parë dhe e shtyu atë në politikë.