Fero dhe Arbenita bashkë me pushime? Ja fotot që nxitën dyshime për ribashkimin e tyre

27 June 2024, 20:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fero dhe Arbenita bashkë me pushime? Ja fotot që nxitën dyshime
Fero dhe Arbenita

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, kanë ngritur dyshimet se janë rikthyer krah njëri-tjetrit dhe se po kalojmë pushimet e verës së bashku, edhe pse u bënë disa muaj tashmë që bën të njohur fundin e lidhjes mes tyre.

Ndarja e çiftit të njohur, të cilët janë prindër të një vajze, Ninës, ka qenë tepër komentuar në median rozë për shkak të akuzave që ata hodhën ndaj njëri-tjetrit.

Por, pavarësisht çfarë ka ndodhur më herët, çifti duket se ka hedhur pas gjithçka dhe kanë vendosur të kalojnë disa ditë së bashku me vajzën e tyre.

Dyshimet kanë nisur pasi Fero ka publikuar disa foto me të bijën nga pushimet. Po ashtu, edhe Arbenita ka publikuar në rrjetet e saj sociale të vajzës, teksa kjo e fundit luan në rërë.

Nga vetë dyshja nuk ka pasur ndonjë konfirmim për ribashkim apo nëse kjo u bë vetëm për shkak të vajzës së tyre.



Video