'Çfarë janë këto b*le me peshqir', Zaloshnja shpërthen ndaj Flori Mumajesit dhe miqve të tij: Na hapën barkun

30 July 2022, 15:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Çfarë janë këto b*le me peshqir', Zaloshnja
Muzikanti Erjon Zaloshnja dhe Flori Mumajesi

Muzikanti Erjon Zaloshnja ka shpërthyer në kritika ndaj disa prej këngëtarëve që ishin të pranishëm në koncertin e organizuar në Tiranë, dy net më parë.

Zaloshnja ka kritikuar performancën e Flori Mumajesit, Klajdi Harunit dhe Brunos, të cilët në çdo dalje të tyre shfaqen me nga një peshqir të bardhë me vete, për të fshirë djersët. Për më tepër asnjë prej tyre nuk këndoi live por me playback.

“Çër jane kta bole me peshqir mqaf mer se na hapen barkun”, shkruan muzikanti në një postim në rrjetet sociale, ndërkohë që në komente ka shprehur rezerva për nivelin e kengëtarëve që performuan. Në mesin e këngëtarëve ishte dhe ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Eneda Tarifa.


Video