Ç​farë fati Pique! Mund të veshë fanellë me fjalët ‘Shakira’

20 October 2022, 11:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ç​farë fati Pique! Mund të veshë fanellë me

Emri i këngëtares kolumbiane Shakira mund të përfundojë në fanellën e re të Barcelonës. Shenjë e fatit apo ironi e fatit? Mbrojtësi blaugrana, Gerard Piqué, i cili i dha fund lidhjes së gjatë me yllin e pop-it, duhet të pyesë veten si do të veprojë në një rast të tillë hipotetik.

Fotoja e fanellës së re u bë menjëherë “virale” në rrjetet sociale dhe tashmë ka mijëra fansa të çiftit që ëndërrojnë ta shohin futbollistin spanjoll në këtë pozicion delikat. Kujtojmë se Pique tashmë është çift i qëndrueshëm me studenten 23-vjeçare Clara Chia Marti.

Gjithçka do të varet nga bashkëpunimi komercial që Barcelona, ​​në kërkimin e vazhdueshëm të të ardhurave ekonomike, do të ketë krijuar me ‘Spotify’ gjatë ‘El Clasico’ së humbur të dielën ndaj Real Madridit. Për momentin, fanella Blaugrana mban imazhin e një bufi përpara, në nderim të reperit kanadez Drake.

Ky i fundit u bë artisti i parë që kapërceu murin prej 50 miliardë riprodhimesh në platformën muzikore “Spotify’, partner zyrtar i Barcelonës. Nuk është e sigurt që ylli i radhës në fanellën e skuadrës katalanase të mos jetë vërtet Shakira.

Fundja po flasim për një nga yjet më të njohur të muzikës latine, e cila jo çuditërisht ka festuar së fundmi një miliard “streams” në platformën e këngës “Hips don’t lie”. Një “hakmarrje” e bukur për ish-gruan e Pique, nëse projekti kalon, sidomos duke pasur parasysh momentin e vështirë me të cilin ajo po përballet.

“Kjo është periudha më e errët e jetës sime. Ka ditë që më duhet t’i mbledh copat nga vetja në dysheme”, – tha ylli i estradës për divorcin dhe tradhtitë e shumta që i atribuohen ish-bashkëshortit. Dhe publiku duket se është në anën e tij: “Do ta dëgjoj Shakirën çdo ditë vetëm për ta parë logon dhe emrin e saj në fanellën e Piqué”, – shkruan një fans. Dhe si ai ka shumë e shumë të tjerë.

 



Video