Bora Zemani vite më parë luajti në serialin që u bë i famshëm për shkak të Arta Nitajt (FOTO)

19 October 2022, 19:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bora Zemani vite më parë luajti në serialin që u bë i
Bora Zemani dhe Arta Nitaj

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani e cila kohët e fundit është personazhi më i përfolur në mediat rozë, dikur kishte luajtur në serialin “O sa mirë”, që u bë i famshëm për shkak të modeles Arta Nitaj.

Shumë shikues përcollën serialin për shkak të paraqitjes së Nitajt, e cila e kishte rolin e Xhesikës.

Modelja Arta Nitaj vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe sot. Që nga pjesëmarrja e saj si aktore në serialin vendor “O sa mirë”, bukuroshja tërhoqi vëmendje dhe ajo këtë e ka shfrytëzuar për të rritur dhe më shumë famën e saj.

Tashmë me mbi 300 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, 26-vjeçarja sjell vazhdimit imazhe të ndryshme nga përditshmëria. Kujtojmë se Arta së fundmi mori pjesë në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”, prej ku u diskualifikua

Ndërsa, Bora Zemani në vitin 2016 mori pjesë në një nga episodet e serialit komik “O Sa Mirë”. Në episodin e 78-të të këtij seriali, ajo ishte si e ftuar e veçantë për të takuar nga afër studentët e kolegjit dhe për të zgjedhur një prej tyre për një spot reklamues.

Në foto-galerinë e mëposhtme, mund të shihni momente nga paraqitjet e Artës dhe Borës në serialin “O sa mirë”



Video