Noizy duket se do të jetë "zjarr" gjatë kësaj vere me nxjerrjen në treg të këngëve të reja.
Pasi publikoi bashkëpunimin me këngëtarin Yll Limani, këngën "Alkool", reperi ka dhe dy bashkëpunime të tjera. Një me Loredanën dhe tjetrën me Xhensila Myrtezajn që pritet të dalin së shpejti. Bashkëpunimi mes Noizyt dhe Loredanës u paralajmërua pak ditë më parë.
Së fundmi Noizy ka publikuar edhe disa mesazhe private me Loredanën në Whats’app, ku ai e fton reperen të shkojë në Prishtinë për një takim me fansat. Në mesazhe duket se dy reperët gëzojë një raport të mirë, ndërsa po përgatiten për publikimin e këngës mesnatën e sotme.
Biseda:
Noizy: O bish ku je? A je gati për sonte?
Loredana: Ja duke marrë rreze mes Zyrihut. Gati! Ku je ti?
Noizy: Prishtinë duke u relaksuar. Sonte kam mbledhur fansat mes Prishtinës që të takohem me to për qejf nga ora 21:00. Hajde a po vjen?
Loredana: Prit ta shoh a ka aeroplan… Paska, 20:00 arrij në Prishtinë. Eja më merr
Noizy: Oh sh*t, shihemii
Rigels Rajku i njohur nga të gjithë si Noizy, ka qenë qendra e vëmendjes për ditë me rradhë për shkak të sherrit të bujshëm me Kleviol Ahmetin.
