Dua Lipa në telashe, policia i bllokon "Jaguarin" 55 mijë paundësh (FOTO)

16 June 2022, 19:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dua Lipa në telashe, policia i bllokon "Jaguarin" 55 mijë
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është përballur me një problem në Londër, pas kthimit nga turneu i saj Future Nostalgia.

Mediat e huaja raportojnë se policia britanike i ka bllokuar makinën luksozë, Jaguar F-Type që kushton 55,000 paundësh.

Nuk dihet se pse makina është bllokuar por nga fotot që kanë publikuar mediat vendase, shihet makina e këngëtares që ka një “Wheel clamp” te pjesa e rrotave.

Një nga arsyet më të zakonshme për bllokimin ose konfiskimin e një makine është mungesa e sigurimit.

Siç raporton Daily Mail, automjetet duhet të kenë sigurim të vlefshëm me ligj dhe është e lehtë për policinë të dallojë automjetet e pasiguruara duke përdorur bazën e të dhënave të tyre. Një tjetër arsye mund të jetë gjithashtu dhe parkimi i gabuar. Megjithatë, ende nuk ka një reagim nga këngëtarja.



Video