E dashura e Kanye West bën gjestin e veçantë për reperin

14 May 2022, 00:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E dashura e Kanye West bën gjestin e veçantë për reperin
E dashura dhe Kanye West

 

E dashura e Kanye West, Chaney Jones e ka çuar në një tjetër nivel dashurinë për reperin. 

24-vjeçarja ka bërë tatuazh emrin e “Ye” në kyçin e dorës së  majtë. Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një seri fotosh teksa tregonte linjat trupore e veshur me Balenciaga, por tatuazhi dedikuar reperit, ndezi rrjetin me komente. 

Bukuroshja kishte veshur një bluzë të argjendtë që e ka kombinuar me pantallona me po të njëjtën ngjyrë. Dyshja u lidhën për herë të parë së bashku në fillim të Shkurtit, kur u panë duke buzëqeshur në Malibu menjëherë pasi reperi u nda nga Julia Fox.

Së fundmi, çifti i ri kanë shijuar disa ditë pushimesh në Japoni, ku bukuroshja postoi një foto duke mbështetur kokën në shpatullën e Kanye teksa shikonin të dy drejt një rruge.


Video