Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka bërë një gjest tejet të veçantë, duke marrë përdore një vajzë shqiptare me sindromën “Down”.
Fjala është për Ëmbla Ademin, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që ajo të largohej pikërisht prej sëmundjes nga e cila vogëlushja vuan.
Por falë reagimit të opinionit publik, ajo tani po e vazhdon shkollimit normalisht.
Pikërisht në këtë frymë, Pendarovski ka bërë një vizitë në shtëpinë vogëlushes nga Gostivari dhe më pas e ka marrë për ta dërguar në shkollë, dorë për dore.