Donaldi dhe Beniada sqarojnë nëse ka pasur diçka mes tyre: Njëherë në dhomën e rrëfimit…

3 June 2022, 23:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donaldi dhe Beniada sqarojnë nëse ka pasur diçka mes tyre:
Donaldi dhe Beniada sqarojnë nëse ka pasur diçka mes tyre

Aktori Donald Veshaj dhe modelja Beniada Nishani kanë sqaruar për herë të parë atë që flitej prej shumë kohësh kur ata ndodheshin në shtëpinë e Big Brother Vip, nëse ka pasur apo jo diçka mes tyre.

Të pyetur në “Më lër të flas” nga Megi Pojani, Beniada e mohoi, ndërsa Donaldi tha se mes tyre ka pasur kimi shoqërore.

Sipas Beniadës kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë midis tyre, ndërsa Donaldi u përgjigj me shaka duke thënë se ka ndodhur vetëm një herë në dhomën e rrëfimit.

Megi: A mund të bëj një pyetje si publik. Gjatë periudhës që keni qenë në Big Brother, është thënë që ju keni pasur ndonjë gjë me njëri-tjetrin më duket…

Beniada: Jo asnjëherë…

Donaldi: Jo mo vetëm njëherë në dhomën e rrëfimit.

Megi: Një kimi, apo diçka.

Donaldi: Ka pas kimi, biologji, matematikë.

Megi: Sepse është shumë normale në jetë që njeriu në momente të caktuara që ti mund të jesh edhe në një marrëdhënie por të kesh një ndjeshmëri për dikë tjetër dhe nuk ka gjë të keqe të thuash kisha një flirt me Beniadën.

Donaldi: Me Benidën kisha shoqëri dhe kimi miqësore.


Video