Bora Zemani largohet nga "Për'puthen", nuk do e prezantojë më sezonin e ri (VIDEO)

3 June 2022, 21:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bora Zemani largohet nga "Për'puthen", nuk do e
Bora Zemani

Bora Zemani nuk do të jetë më prezantuesja e emisionit të dashurisë “Për'puthen”. Burime për "Kryefjala" bëjnë me dije se moderatorja nuk do ta drejtojë më këtë program, që e risolli në qendër të vëmendjes.

Jo më kot në këtë video që ka postuar pak orë më parë, Bora duket e emocionuar për mbylljen e programit që është i fundit për të.

Në shtator Bora pritet të drejtojë programin “Dancing with the Stars”, ku thuhet se kryetar jurie do të jetë balerini, Ilir Shaqiri fituesi i Big Brother ViP.

Programi “Përputhen” do të vijojë të shfaqet sërish, por me një studio krejtësisht të re dhe mbi të gjitha me një prezantuese të re.


Video