Do të penalizohet? Fationi u jep banorëve informacion nga jashtë

25 January 2024, 23:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do të penalizohet? Fationi u jep banorëve informacion nga jashtë
Fation Kuqari

Gjatë një bisede të zhvilluar mes banorëve ditën e sotme, njëri prej konkurrentëve siç duket ka bërë një veprim që mund ti kushtojë. Bëhet fjalë për Fation Kuqarin, i cili është shprehur se Ilnisa ka antipati të madhe jashtë shtëpisë.

“Dhe Ilnisa ka antipati të madhe jashtë, s’i dihet, të katërta janë të rrezikuar”, është shprehur Fationi gjatë bisedës lidhur me të nominuarat e javës.

Siç dihet nga rregullat e këtij formati, askush prej konkurrentëve nuk duhet t’u rrëfejë informacione prej jashtë shtëpisë.

Por çfarë do të ndodhë me Fationin? A do të penalizohet ai prej produksionit? Mbetet për tu parë.


Video