Vështirësi në arritjen e një shtatzënie? Zbuloni si mund t'ju ndihmojë testi i ri "Rodinia"

25 January 2024, 13:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vështirësi në arritjen e një shtatzënie? Zbuloni si

ÇFARË ËSHTË Rodinia?

Rodinia është një test i ri i cili detekton ndryshimet (mutacionet) gjenetike të lidhura me infertilitetin. Nëpërmjet identifikimit të shkakut gjenetik të infertilitetit, ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor do të jetë në gjendje të marrë vendime të informuara dhe të sakta për trajtmin klinik më të përshtatshëm për rastin tuaj, i cili do të ndihmojë të rrisni shanset tuaja për shtatzani.

Rodinia është e përshtatshme për ata çifte ose individë të cilët po përjetojnë vonesë në shtatëzani, të rinjtë që kanë dyshime për çrregullime të zhvillimit seksual dhe individët me histori familjare të infertilitetit.

SI DO TË MË NDIHMOJË Rodinia?

Identifikon çrregullimin gjenetik lidhur me infertilitetin.

Mundëson një prognozë të saktë.

Ndihmon mjekun tuaj në vendosjen e trajtimit më optimal për ju.

Rrit shanset për një shtatzani të suksesshme.

Informon mjekun tuaj lidhur me komplikacionet që mund të lindin nga trajtimi, të tilla si sindroma e hiperstimulimit të ovareve.

Ju informon ju dhe mjekun tuaj nëse janë të dobishme ndërhyrje të hershme.

KUJT I DREJTOHET Rodinia?

Çifte ose individë të cilët po përjetojnë vonesa në shfaqjen e shtatëzanisë.

Femra të cilat shfaqin cikël menstrual të parregullt ose mungesë të tij.

Meshkuj me numër të ulët të spermatozoidëve, formë ose lëvizje të çrregullt të spermës.

Individë me karakteristika të jashtëme që tregojnë për sindromë lidhur me zhvillimin seksual.

Çifte ose individë që po planifikojnë ti nënshtrohen trajtimit me teknologji për riprodhimin e asistuar (ART).

Kandidatët për dhurmin e spermës ose vezoreve.

Individë me histori familiare të infertilitetit.

SI MUND TË PËRMIRËSOHET DIAGNOSTIKIMI NËPËRMJET TESTIMIT GJENETIK TË INFERTILITETIT?

Nëpërmjet identifikimit gjenetik të arsyeve të infertilitetit, testimi gjenetik mund të na drejtojë në një trajtim mjekësor më të personalizuar dhe të na ndihmojë në përcaktimin e trajtimit e fertilitetit më të përshtatshëm për secilin individ ose çift.

Tek meshkujt me azoospermi, testimi gjenetik i Kromozomi Y rekomandohet nga Organizata Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese, konsideruar që mund të identifikojë meshkujt që kanë shanse të rikuperojnë spermën nëpërmjet ekstraktimit testikular të spermës*.

Në gratë me insuficiencë primare të vezoreve, testet gjenetike sigurojnë identifikim të hershëm, çka jep një informacion të çmuar lidhur me mundësinë e ekstraktimit të vezorëve ose të kriopreservimit (ngrirjes së vezoreve) në moshë të re për të ruajtur fertilitetin.

*Komiteti i Praktikës i Organizatës Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese. Vlerësimi diagnostik i mashkullit jopjellor: opinion i komitetit (2015).

ÇFARË TESTON Rodinia?

Rodinia ofron një panel infertiliteti për femrat dhe një për meshkujt,  nëpërmjet të cilëve detektohen mutacione të shumta gjenetike të lidhura me infertilitetin. Gjithashtu, të dy panelet testojnë për ndryshime të plota, të pjesshme dhe mozaike* të kromozomeve seksuale të cilat mund të shkaktojnë probleme të fertilitetit.

*Mozaicizmi i referohet gjendjes së të pasurit dy ose më shumë grupe qelizash që ndryshojnë gjenetikisht nga njëri -tjetri.

PANELI I INFERTILITETIT FEMËROR (55 gene)

Përfshin testimin e kromozomit X dhe çrregullime të tilla si pamjaftueshmëria primare ovariane, sindroma e vezoreve policistike, hipogonadizmi hipogonadotropik dhe sindromi i hiperstimulimit të vezoreve.

PANELI I INFERTILITETIT MASHKULLOR (40 gene)

Përfshin testimin e kromozomeve X dhe Y, përfshirë mikrodelecionet e kromozomit Y dhe çrregullime të tilla si hipogonadizmi hipogonadotropik, si sindroma Kallmann.

PANELI SHTESË

Paneli i Hemofilisë dhe Trombozës

(22 mutacione)

Paneli i Hemofilisë dhe Trombozës është një panel shtesë që ofrohet bazuar në kërkesën e pacientit dhe mund të jetë i dobishëm tek çiftet ose individët që kanë pasur raste të përsëritura aborti.

ÇFARË MUND TË BËJ PAS TESTIMIT ME Rodinia?

Mjekët përdorin metoda të ndryshme për të trajtuar infertilitetin. Bazuar në rezultatet e Rodinia, mjekët mund të identifikojnë trajtimin më të përshtatshëm për ju, duke marrë parasysh komplikimet e mundshme.

Intermedica Qendrore, Rruga Panorama (Tiranë)

Tel.: 042 200 600

www.intermedica.al

[email protected]

 


Video