“Do me më mbajt me zor”, Arbenita flet për (Khattab) Feron: Ai nuk firmos dokumentet e divorcit!

16 October 2023, 12:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do me më mbajt me zor”,  Arbenita flet për (Khattab)
Arbenia dhe Fero

Arbenia dhe Fero janë një nga çiftet më të komentuar që nga fillimi i lidhjes së tyre e deri te ndarja. Së fundmi Fero është larguar nga muzika duke iu përkushtuar fesë islame, ndërkohë Arbenita ka vazhduar jetën e saj.

Por, së fundmi përmes një statusi në InstaStory, ai është shprehur i shqetësuar për vajzën e ti, Nina, pasi sipas ligjit nuk mund ta takojë atë më shumë se 3 orë në javë.

Ndër të tjera Fero e ka njësuar lirinë me burgun përsa i përket të voglës së tij për të cilën shprehet se e shikon vetëm përmes fotografive.

Rreth këtyre statuseve ka reaguar menjëherë edhe Arbenita, e cila është shprehur se ajo e ka lejuar atë të takojë vajzën e tij më shumë se sa e ka përcaktuar ligji, ndërsa tregoi se i ka kërkuar Feros të kenë një marrëdhënie të mirë për shkak të së voglës së tyre.

Përsa i përket proceduarve të divorcit, në postimin e bërë modelja ka zbukuar se ish-reperi nuk pranon ti firmosë dokumentat për tu ndarë edhe në rrugë ligjore, ndërsa kjo gjë po i shkakton shumë dëme si nga ana emocionale ashtue dhe nga ajo profesionale.

“Siç e dini vazhdimisht jam munduar jetën time ta mbaj larg instagramit dhe rrjeteve sociale. Fatkeqësisht duhet të flas sepse abuzimi mendalisht nga ish-partneri vazhdon vazhdimisht si dhe nga ata persona që e ndjekin dhe nuk e njohin se kush është në të vërtetë. Kam jetuar me atë person 5-6 vite dhe besoj që pak a shumë e di më mirë se ju kush është! Para se ti lejohej ish-partnerit tim kjo 3 orë në javë vizitë, atij ja kam mundësuar vizitë pa rregulla të lira nga unë edhe pse në dokumente citohet 3 orë në javë. A e dini se ky person, po anashkalojmë të shkuarën, nuk i nënshkruan dokumentet e divorcit dhe dëshiron një lidhje me zor? A e dini që mos nënshkrimi i dokumentave nga ana e tij më dëmton shumë në punë dhe të ardhurat e mija e mos të flas për anën psiqike dhe familjare?”– ka shkruar Arbenita ndër të tjera.



Video