Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Bianca Censori, bashkëshortja 30-vjeçare e reperit të njohur Kanye West, ka tronditur ndjekësit me një tjetër paraqitje provokuese në rrjetet sociale, ku shfaqet thuajse nudo.
Në postimet e fundit të publikuara të martën, Censori ka ndarë një set fotosh të guximshme, ku shihet e veshur vetëm me geta transparente dhe një bluzë rrjetë, që nuk mbulojnë asgjë nga pjesët intime. Veshja kombinohet me këpucë të argjendta me majë të mprehtë.
Kjo paraqitje vjen vetëm pak kohë pas një tjetër shfaqjeje kontroverse ku modelja ekspozonte të pasmet në një tjetër postim të komentuar gjerësisht në media, duke imituar në dukje stilin e ish-bashkëshortes së Kanye West, Kim Kardashian.