Balerini Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij, aktorja italiane Emanuela Morini, kanë kurorëzuar këtë të shtunë dashurinë e tyre me një ceremoni martesore në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Në dasmë kanë qenë pak më shumë se 100 të ftuar, familjarë të çiftit dhe miqtë e tyre, ku nuk munguan dhe disa prej ish-banorëve të "Big Brother Vip".
Duket se Iliri dhe Emanuela e kanë shijuar shumë këtë moment. Ata janë martuar për herë të parë në Itali, dasma e tyre e parë ka qenë shumë e vogël me rreth 20 persona, por gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV” Iliri shprehu dëshirën se donte të bëntë një dasëm tradicionale, në Shqipëri.
Në videon e mëposhtme, Ilir dhe Emanuela shihen të veshur me veshje tradicionale shqiptare ku janë duke kërcyer valle tradicionale. Edhe në videon e mëposhtme, Emanuela shihet duke kërcyer valle shqiptare, por këtë herë me fustanin e bardhë të nusërisë.
Përzgjedhja për të zhvilluar dasmën e tyre, dyshja nuk e kanë caktuar rastësish pasi dje Emanuela ka patur ditëlindjen dhe duke se i kanë lënë dy gëzime në një ditë.