VIDEO/ "Ku ka si Iliri, o më i miri lale", dalin pamjet e dasmës së ish-banorit të BBV

29 May 2022, 07:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ "Ku ka si Iliri, o më i miri lale", dalin pamjet e
Moment nga dasma e Ilirit dhe Emanuelës
Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela kanë kurorëzuar këtë të shtunë dashurinë e tyre me një ceremoni martesore në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Në këtë ditë të rëndësishme, bashkëshortja e Ilirit festonte gjithashtu dhe ditëlindjen e saj.

Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë të çiftit dhe miqtë e tyre, ku nuk munguan dhe disa prej ish-banorëve të "Big Brother Vip".  Dasma organizohej nga komapania e eventeve të Amit dhe Ermalit.

Ky i fundit ka kënduar gjatë dasmës së bashku me këngëtaren e njohur Irma Libohova këngën e fmashme "Ku ka si Tirona", duke qenë se Iliri është tirons. Gjithsesi, kënga është kënduar në disa versione duke zëvendësuar fjalën "Tirona" me fjalët Roma, Iliri apo dhe Emanuela.

Në dasëm mungoi miku më i ngushtë i Ilir Shaqirit gjatë BBV, Sabiani, duke konfirmuar zërat se ka një krisje të marrëdhënies së tyre.

 


Video