
Pozicioni që ka mbajtur Beniada pas debatit dhe marrëdhenieve të tensionuara mes Einxhelit dhe Donaldit, ne spektaklin e të martës, duke qëndruar me të gjithë banorët, përfshirë këtu edhe Donaldin, është komentuar jo pak nga Einxhel, Arjola dhe Iliri.
Por kjo mesa duket nuk është pritur mirë nga nëna e Beniadës, Linda Jakic.
Fillimisht ajo ka shpërndarë postime të Olti Currit dhe Fatma Haxhialiut, të cilët vënë në dukje presionin e banorëve për raportin që Beniada ka me Donaldin.

Në disa video të shpërndara në faqen e “Big Brother VIP” në Instagram – ku banorët bënë në dukje se do të ishte mirë që Beniada të pozicionohej pranë Einxhelit – nëna e saj shkruan:

Në një tjetër video, ku Beniada i thotë Arjolës dhe Einxhelit “jeni bërë si dy shtriga” (pasi këto të fundit ironizojnë Monikën e cila flet me Donaldin), Linda Jakic bie dakord.

Në të tjera komente, duket disi më e revoltuar me komentet e Einxhel për miqësinë e Donaldit dhe Beniadës.

Nisur nga postimet dhe komentet në faqen e saj, duket se ëma përkrah raportin që Beniada ka me Donaldin.

