A duhet të lahemi kur jemi të sëmurë? Ja çfarë thonë mjekët

4 February 2022, 09:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A duhet të lahemi kur jemi të sëmurë? Ja çfarë

Kjo çështje ka qenë objekt polemikash prej dekadash.

Gjyshet tona na mësuan se është e rrezikshme. Por cila është e vërteta?

A duhet të lahemi kur jemi të sëmurë apo është më mirë të presim të bjerë temperatura?

Larja kur jemi me temperaturë të lartë nuk rekomandohet, sepse rrit ngarkesën në zemër dhe enët e gjakut.

Kur pacienti ndien temperaturë, ai kërkon të lahet me ujë sa më të nxehtë. Kjo do të zgjerojë enët e gjakut, do të përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe do të rrisë rrahjet e zemrës.

Për një person që është i sëmurë, kjo nuk është aspak e dëshirueshme, sepse mund të çojë në një goditje në tru ose një rritje tensioni.

Një dush i ftohtë, të cilin pacientët e përdorin ndonjëherë për të ulur temperaturën e tyre, mund të ketë efektin e kundërt: enët e gjakut, në kontakt me ujin e ftohtë, do të fillojnë të ngushtohen dhe nuk do të mund të lirojnë nxehtësinë e prodhuar nga trupi. Si rezultat, temperatura e organeve të brendshme do të rritet.


Video