Dy ditë më parë u publikuan pamjet shokuese Aurona Pelaj shfaqej teksa dhunonte të moshuarën Minire Nure me shuplaka dhe shkelma në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, teksa dy infermieret e tjera Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi regjistronin skenën dhe zbaviteshin. Ngjarja tronditi opinionin publik në Shqipërii dhe Kosovë, teksa tre infermieret u arrestuan nga Policia.
Incidenti mori përmasa të mëdha dhe reagime për të kanë ardhur edhe nga media ndërkombëtari dhe fytyra publike.
Një të tillë së sot e ka bërë edhe aktorja e njohur spanjolle, Clara Galle.
Ajo ka bërë një postim lidhur me ngjarjen tronditëse që ndodhi në Kosovë përmes llogarinë e saj të Instagramit ku ndiqet nga më shumë se tre milionë ndjekës.
“A është kjo bota në të cilën duam të jetojmë?”, ka shkruar aktroja 20-vjeçare.