A kanë vërtet njerëzit aura? Studimi i ri mund t’iu trondisë

22 May 2025, 15:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A kanë vërtet njerëzit aura? Studimi i ri mund t’iu
Foto ilustruese

Qeniet njerëzore lëshojnë një dritë të zbehtë nga trupi i tyre dhe fiket në momentin që vdesim. Për të parën herë dallohet dhe vrojtohet ky fenomen fizik, që mund të vijë si pasojë e aktivitetit metabolik të qelizave.

Deri më sot, jemi mësuar ta dëgjojmë dhe etiketojmë me termin që gjithsecili ka aurën e vet, pra një kurore të ndritshme dhe që  në kulturën e popujve i atribuohet shpirtit apo energjisë.

Tashme shkenca e konfirmon, pas eksperimenteve të kryera në laborator mbi kaviet dhe bimët, pra është një proces që shoqëron çdo gjallesë. Falë telekamerave dixhitale shkencëtarët ishin në gjendje të vizualizonin edhe fotonet.

Nga imazhet rezulton një ndryshim domethënës, kur kaviet ishin në jetë dhe pas vdekjes. Në imazhin e parë, fotonet, pra molekula drite janë të përhapura në çdo pjesë të trupit, veçanërisht në kokë dhe organet kryesore dhe pjesët fundore të gjymtyrëve. Ndërsa në imazhin e dytë, pas vdekjes, molekulat e dritës zhduken.

A kanë vërtet njerëzit aura? Studimi i ri mund t’iu

Sipas grupit kërkimor, ky fenomen ndoshta është tregues i proceseve biologjike dhe aktivitetit qelizor, dhe në momentin që organizmi vdes, natyrisht zhduket çdo proces që çliron energji. Pra drita që shoqëron gjallesat, përfshirë njeriun, kafshët dhe bimët, është tregues i jetës dhe të qënurit gjallë.


Video