Duket se Einxhel Shkira di të zgjedhë emra për djemtë e saj! Moderatorja ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe emocionues: lindjen e djalit të saj të dytë, të cilit zbuloi se i ka vënë emrin Kres.
Në një video të publikuar në Instagram, Einxhel shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për pjesëtarin e ri të familjes së saj:
“Për ty Kres, do zgjidhja në secilën jetë të njëjtin fat, do ribëja çdo sakrificë, do përjetoja miliona herë të njëjtat dhimbje, vetëm për të të pasur ty në krahët e mi!”
View this post on Instagram
Deri tani Einxhel nuk e shpjeguar kuptimin pas tij, gjë të cilën premtoi se do ta bëjë më vonë. Është e mundur që Einxhel dhe DJ Dagz (Arbër Gumnishta), të kenë zgjedhur këtë emër pas një domethënieje personale për ta.
Einxhel dhe Dagz u bënë prindër për herë të parë në vitin 2022 me djalin e tyre Trev. Ata shpjeguan se emri i vogëlushit, gjithashtu unik, kishte një kuptim tejet domethënës: “Trev është copa jonë, është bashkimi në një, Kosovë-Shqipëri”.
Historia e dashurisë mes Einxhelit dhe Dagzit filloi gjatë pjesëmarrjes së tyre në edicionin e parë të "Big Brother VIP".