Pagat e gjyqtarëve/ SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

13 Nëntor 2026, 13:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pagat e gjyqtarëve/ SPAK merr në pyetje sekretarin e
Gentian Keri

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, për çështjen e pagave të gjyqatarëve.

Gentian Keri u pyet nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Keri ka deklaruar se ka zbatuar ligjin. Ndërkohë, lidhur me pretendimin e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka dëshmuar në SPAK se është kërcënuar prej tij, sekretari i Përgjithshëm është shprehur se i kishte tërhequr vëmendjen zyrtares, pasi ajo nuk kishte zbatuar ligjin. 

Çështja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u kallëzua në SPAK në muajin shtator.

Si persona të kallëzuar, përveç Kerit, është edhe ministri i Financave, për të cilin ende nuk është vendosur se kur do të merret në pyetje.


Video