Kush janë ministrat që pritet të lënë karriget në qeveri për të ...
13 Nëntor, 11:28Fokus

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme në zonat malore të Shkodrës kanë sjellë probleme në fshatin Theth, ku përroi i fshatit ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.
Si pasojë, uji ka hyrë në disa bahçe dhe toka të banorëve të zonës. Ndërkohë, aksi rrugor Theth–Ndërlysaj është bllokuar për shkak të rënies së inerteve në rrugë.
Po punohet për pastrimin e inerteve dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve, ndërsa situata vijon të monitorohet.