Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba! (Video)

14 October 2026, 08:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!
Ledion Balla

Ky është momenti kur efektivët e Policisë së Shtetit dhunojnë Ledion Ballën duke i shkaktuar një frakturë të rëndë në këmbë.

Siç shihet në video, Balla shtyhet me forcë nga efektivët dhe tërhiqet zvarrë nga toka.

Në video dëgjohet teksa 19-vjeçari iu thotë efektivëve se ishte në kafe, e jo në protestë, frazë e cila përsëritet disa herë.

Pamjet e rënda më pas tregojnë këmbën e thyer të Ledion Ballës, një nga dhjetëra protestuesit që mbetën të lënduar nga dhuna policore.

Balla u ka rrëfyer mjekëve në Spitalin e Traumës se në momentin e ngjarjes ndodhej pranë Ministrisë së Arsimit, ku po ndiqte ndeshjen, dhe se nuk kishte qenë pjesëmarrës në protestë.

 

I riu ka pretenduar se është dhunuar nga efektivët e policisë gjatë ndërhyrjes së tyre dhe se pikërisht ata i kanë shkaktuar thyerjen e këmbës.


Video