“Më drejtoi granata-hedhësin e gazit lotsjellës”, gazetari i Top News denoncon efektivin e FNSH-së: Do të bëj kallëzim në AMP (VIDEO)

13 October 2026, 23:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më drejtoi granata-hedhësin e gazit lotsjellës”,
Pamje nga incidenti

Gazetari i Top News, Xhoi Malësia, ka denoncuar një incident me efektivët e policisë gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Malësia duke publikuar videon nga incidenti, thotë se pasi u ankua për veprimet e disa punonjësve të policisë, një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) i ka drejtuar granata-hedhësin e bombulave lotsjellëse.

Sipas gazetarit, incidenti ndodhi në një zonë kundodheshin vetëm gazetarë. Malësia thotë se reagoi pasi pa efektivë që godisnin me gurë, sjellje të cilën e cilësoi si joprofesionale.

Ai pretendon se, pas ankesës së tij, një efektiv i FNSH-së e ka drejtuar në drejtim të tij pajisjen që përdoret për hedhjen e bombulave me gaz lotsjellës.

Malësia thotë se ditën e nesërme do të bëjë denoncim pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Për ngjarjen ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë. AGSH dënon çdo veprim intimidues ndaj gazetarëve dhe kërkon verifikimin e menjëhershëm të këtij denoncimi, identifikimin e efektivit të përfshirë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

 

 


Video