Xi sërish në krye të Kinës, paraardhësin e tij e nxjerrin zvarrë nga salla

22 October 2022, 13:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xi sërish në krye të Kinës, paraardhësin e tij e
Në foto: Hu Jintao dhe Xi Jinping

Partia Komuniste kineze mbështeti Xi Jinping për udhëheqjen e vendit, duke i dhënë atij mandatin e tretë në pushtet. Gjatë kongresit partiak, që nisi punimet para një jave, shumë zyrtarë kryesorë, përfshirë kryeministrin Li Keqiang, u tërhoqën nga pozitat udhëheqëse, lëvizje që i jep Xi-së mundësinë që të emërojë aleat të rinj.

Të shtunën, paraardhësi i tij, Hu Jintao, 79 vjeç, u nxorr zvarrë nga salla e Kongresit të Partisë Komuniste. Përpara sallës së mbushur me reporterë, rojet e sigurisë kapën nga krahu ish-presidentin dhe e nxorrën jashtë.

Hu shkëmbeu disa fjalë me diktatorin Xi, por ky i fundit as nuk ia hodhi sytë. Ekspertët janë të befasuar për këtë incident: Hu Jintao nuk ndjehej mirë apo Xi Jinping dëshironte të tregonte se kush është bosi?

Mediat shtetërore nuk e mbuluan fare këtë moment. Fakt është se Hu Jintao ndoqi një stil tjetër drejtimi gjatë kohës kur drejtonte partinë në vitet 2002-20012. Kurse Xi po drejton me dorë të hekurt.

 


Video