Vjosa Osmani: Evropa, shtëpia jonë

14 June 2023, 08:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vjosa Osmani: Evropa, shtëpia jonë
Foto e postuar nga Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Strasburg të Francës.

Ajo do t’i drejtohet Parlamentit Evropian, çka edhe shënon herën e parë që një president i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur i drejtohet seancës plenare në PE.

Ajo do t’i adresohet deputetëve lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Presidentja Osmani ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e saj Facebook me mbishkrimin “Evropa, shtëpia jonë”.


Video