Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pasi mediat kosovare publikuan lajmin e anulimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, duke cituar burime nga Tirana, ka reaguar zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai hedh poshtë zërat për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive dhe shprehet se gjithçka është gati në Gjakovë.
“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, është shprehur Kryeziu.