VIDEO/ Gjenden brenda trupit të peshkaqenit koka e 23-vjeçarit në Egjipt: Babi më shpëto!

13 June 2023, 15:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Gjenden brenda trupit të peshkaqenit koka e 23-vjeçarit

Brenda zorrëve të peshkaqenit që sulmoi një turist rus në Egjipt, u gjetën eshtrat e viktimës, përfshirë kokën, gjoksin dhe duart.

23-vjeçari Vladimir Popov, ishte duke notuar brenda pazhit të një rezorti në Hugharda kur u sulmua nga peshkaqeni tigër.

Popov mundi t’i mbijetonte sulmit të parë të peshkaqënit, por më pas brenda 20 sekondave ai u zhduk nën ujë.

VIDEO/ Gjenden brenda trupit të peshkaqenit koka e 23-vjeçarit

E gjithë skena e tmerrshme u filmua nga turistët e shumtë të cilët ndodheshin në bregun e detit, përfshirë dhe babain e tij.

“Ne shkuam në plazh për t’u çlodhur,” tha zoti Popov, me origjinë nga Rusia. “Djali im u sulmua nga një peshkaqen, gjithçka ndodhi brenda disa sekondave”.

“Çfarë lloj ndihme mund t’i jepnim? Ai thjesht u tërhoq zvarrë nën ujë”, tha burri

“Kjo është një rastësi absolutisht qesharake, sepse është një plazh i sigurt. Ka anije dhe jahte përreth. Nuk ka ndodhur kurrë atje. Ata zakonisht sulmojnë në plazhe të egra. Është thjesht fati i keq”, shtoi babai.

Në video 23-vjeçari bërtet dhe kërkon ndihmën e babait, përpara se të zhytet përfundimisht nën ujë. Ministria e mjedisit në Egjipt tha se e kishin kapur peshkaqenin dhe po e ekzaminonte atë në një laborator për të përcaktuar arsyet e sulmit të rrallë.

23-vjeçari u gjend para peshkaqenit ndërkohë që ishte në det në Hurghada, Egjipt dhe filloi të bërtiste për ndihmë: Babi më shpëto! Autoritetet arritën të nxirrnin nga peshkaqeni kokën, gjoksin dhe krahët e viktimës, ndërsa peshkatarët nxorën edhe gjysmën tjetër të trupit nga deti.


Video