VIDEO/ Pak momente pas kërcënimit me bombë në aeroportin e Kosovës, udhëtarët largohen në panik

28 December 2022, 10:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Pak momente pas kërcënimit me bombë në aeroportin e

Këto momente janë filmuar para pak minutash në aeroportin ndërkombëtar të Kosovës "Adem Jashari", ku udhëtarët janë lajmëruar të evakkuohen për shkak të kërcënimit me bombë.

Policia e Kosovës njoftoi se "për shkak të një kanosjes me mjete shpërthyese mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë"

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.


Video